“Do të dal xhiro me makinë dhe do të marr ajër COVID-19”, Madonna tregon se ka antitrupa (Video)

Advertisment

Ashtu siç e ka bërë rutinë në këto kohë pandemie, mbretëresha e pop-it, Madonna, përmes një video të bërë publike në rrjetin social “Instagram” ka thënë se ajo tashmë ka antitrupa koronavirusi.

Madonna tregon se këtë gje e ka marrë vesh pas testit të kryer ndaj Covid-19.

Reklame

Në videon e postuar në rrjetin social, si pjesë e “serive online”, të emërtuara “Ditarët e karantinës”, 61-vjeçarja tregon se do të dal të bëj xhiro me makinë dhe të marrë ajër COVID-i.

“Bëra testin. Kam zbuluar se kam antitrupa. Kështu që nesër, kështu që nesër do dal për një xhiro të gjatë me makinë, do ul xhamin dhe do marr frymë në ajrin COVID-19.”

Këngëtarja pretendon se pas një testi të kryer, ajo ka vërtetuar se sistemi i saj imunitar tashmë është ndeshur me koronavirusin, megjithëse është e paqartë nëse Madonna ka patur ndonjë simptomë.

Sidoqoftë, është akoma e paqartë nëse antitrupat mund të ofrojnë mbrojtje (imunitet) kundër infektimit përsëri. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) aktualisht shprehen se nëse keni antitrupa, jo domosdoshmërisht jeni imun ndaj virusit.

View this post on Instagram

#staysafe #staysane

A post shared by Madonna (@madonna) on