Do të hapen kazinotë dhe qendrat për palestër në Maqedoni

Komisioni për Sëmundje Infektive ka vendosur që të zbut edhe më tej masat në lidhje me parandalimin e coronavirusit.

Në mbledhjen e sotme ata kanë vendosur që t’i propozojnë Qeverisë hapjen e kazinove, ndërsa deri në fund të javës edhe hapjen e qendrave për palestër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se Komisioni ka vendosur që t’i hap kazinotë dhe qendrat për palestër, ndërsa për hapjen e kufijve do të diskutohet ditëve në vazhdim brenda Qeverisë.

Komisioni propozon që në lidhje me hapjen e kufijve të vendoset masa e reciprocitetit, gjegjësisht për ata shtete që kërkojnë test negativ dhe karantinë për shtetasit e Maqedonisë, e njëjta të veprohet edhe me ta gjatë hyrjes në Maqedoni./Telegrafi/