‘Do të jap provat se Covid-19 u krijua në një laborator në Kinë’

Advertisment

Virologia kineze, Dr. Li-Meng Yan, e cila deklaroi se kishte prova që Covid-19 ishte krijuar në një laborator në Kinë, në një intervistë disa ditë më parë, u zotua se do t’i publikonte ato që të shiheshin nga e gjithë bota. Pas akuzës së bërë ndaj Kinës, disa rrjete sociale e kanë bllokuar llogarinë e saj dhe kanë hequr videon e publikuar.

Rrjeti social “Twitter” e mbylli llogarinë e virologes para dy ditësh duke nxjerrë një lajmërim ku thuhet se ky rrjet bllokon këdo që shkel rregullat e vendosura. Po ashtu Fox News ka akuzuar Facebook se e ka censuruar një pjesë të intervistës së trasmetuar. Për më tepër, sipër intervistës, në faqen e “Facebook”, thuhet se informacioni që jepet nuk është i saktë.