Do të ketë një valë tjetër shumë serioze, dimri po vjen para vaksinës kundër COVID

Advertisment

Virologu Klaus Stohr parashikon një kthim të rëndë të koronavirusit gjatë dimrit, ndërsa ka rekomanduar që të vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet botërore për zhvillimin e një vaksine.

Sipas tij, nëse qeveritë nuk ndërmarrim përsëri një bllokim serioz ose masa të ngjashme, virusi do të shkaktojë një shpërthim të konsiderueshëm dhe do të ketë një rritje të rasteve.

Reklame

“Do të ketë një valë tjetër shumë serioze. Më shumë se 90% e popullsisë është e ndjeshme. Dimri po vjen para vaksinës. Do të ketë një rritje të rasteve dhe do të ketë probleme në ndalimin e tij, sepse njerëzit nuk duken shumë të gatshëm për më shumë kufizime në lëvizjen dhe lirinë e tyre”.

Ndër të tjera, ai tha se vende si Gjermania mund të kenë një sasi të konsiderueshme vaksinash deri në fillim të vitit të ardhshëm.