Do të kufizohen aktivitetet dhe tubimet për shkak të koronavirusit thonë nga partia e Ahmetit

Zyrtari i lartë i BDlsë, Bujar Osmani nga selia e partisë në Shkup, ka njoftuar se BDl do t’i kufizojë aktivitetet apo tubimet me qytetarët për shkak të situatës në vend me koronavirusin.

Kjo masë vjen, pasi tashmë në Maqedoni të Veriut është verifikuar rasti i parë me koronavirus.

Reklame

Osmani i ka ftuar edhe partitë tjera që mos t’i realizojnë tubimet.

Njëkohësisht i ftoj edhe partitë tjera që ti kufizojnë aktivitetet me qëllim që mos t’i rrezikojmë qytetarët, ka thënë Osmani, njëherësh zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.