“Do të na mungosh në TV zemër!”, Luana Vjollca braktis televizionin (FOTO)

Advertisment

Pasi ka mbyllur një vit goxha të suksesshëm nga ana profesionale, Luana Vjollca ka bërë valixhen gati e është nisur për Dubai së bashku me motrën Marinën, kunatin Getoar Selimin e me shumë gjasa dhe të dashurin e saj, Krenar Çoçajn.

Ata kanë pritur në qytetin arab ndërrimin e viteve, por ndërkohë, një detaj në profilin e saj në Instagram na ka bërë të dyshojmë mbi të ardhmen e Luanës në televizion.

Reklame

Në një prej fotove të postuara së fundmi, vihet re një koment i mikut dhe bashkëpunëtorit të saj, grimierit Arbër Bytyqi, i cili i komenton me një emoji të përlotur Luanës: “Do të na mungosh në TV zmr!”

Një gjë e tillë mbetet për t’u parë pas përfundimit të sezonit të tretë të spektaklit “Shiko Kush Luan” i cili ende nuk e ka ulur siparin.

FOTO: