Do të shkurtohet ora policore – gjatë javës do të nisë në ora 19, ndërsa të shtunën në 13

Advertisment

Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive në takimin e sotëm kanë vendosur t’i propozojnë qeverisë shkurtimin e orës policore. Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ora policore gjatë ditëve të punës do të nisë në orën 19:00 dhe do të zgjasë deri 05:00 të ditës së ardhshme. Ndërsa gjatë fundjavës do të nisë të shtunën në 13:00 deri të hënën në 05:00 të mëngjesit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Për personat e moshuar gjithashtu do të zgjatet ora për lëvizje, e cila do të jetë prej 08:00 deri 12:00, ndërsa të rinjtë deri 18 vjet do të mund të lëvizin prej 13:00 deri 16:00.

Filipçe tha se do të mbetet ndalesa për grupim më shumë se pesë persona.

Gjithashtu obligim do të jetë mbajtja e maskave në objekte të mbyllura (markete, banka, institucione shëndetësore, barnatore), si dhe në vende të hapura ku nuk ka mundësi të mbahet distancë prej 2 metrave, p.sh nëpër tregje.

Këto propozime duhet që të kalojnë në seancën qeveritare, e cila do të mbahet nesër, në mënyrë që të hyjnë në fuqi.