”Do t’ju rrjepim si Serbi”, radikalët katolik të Shqipërisë kundërshtojnë shkuarjen e shqiptarëve musliman n’deti

111
#

Dy radikal fetar katolik nga Shqipëria, përmes disa videove të cilat janë ardhur në redaksinë e Gazetës Insajderi, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.

Ofendimet ndaj kosovarëve dhe maqedonasve janë nga më të rëndat duke sharë e deri tek ofendimet e tilla që nëse shohin ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedonia do t’i rrjepin sikur serbët, shkruan Gazeta Insajderi.

“Do ju q*** nanën tanë myslimanëve të Maqedonisë, tanë myslimanëve të Kosovës, me bo me i pa atje në plazh në Velipojë e në zonat e Shqipërisë, bash si cjapi që ju ka rrjep serbi, e kush ju ka rrjep te tanë, turku, e ju ka q*** turku, ju q*** familjen, do t’ju rrjep për së gjalli”, ka thënë njëri prej radikalistëve katolik i quajtur Luig Marku.

Tutje njëri nga radikalët tjerë i quajtur Anton Zefi, bënë thirrje se nëse shohin në plazhet dhe trojet shqiptare ndonjë mysliman nga Kosova dhe Maqedinia do t’i rrahin ose siç thotë ai do “t’ju rrjepim”.

“Mysliman të Maqedonisë dhe Kosovës do t’ju rrjepim, s’keni vend në trojet tona, po ju zum në plazh do t’ju q*** motrën, do t’ju mysim”, ka thënë, Anton Zefi.

Përveç kësaj ata kanë quajtur racë të fëlliqur dhe kancerogjene pushuesit të cilët kanë shkruar për pushime në plazhet e Shqipërisë.

“Jeni racë e flliqt, jeni kancer i globit”, ka vazhduar ofendimet Marku. /Insajderi.com