Do vijnë më shpejt vaksinat kineze apo ato ruse (VIDEO)

Fundi i muajit shkurt erdhi, por vaksinat anti-covid nuk janë askund. Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria disa herë deklaruan se vaksinat duhet të vijnë kah fundi i muajit janarit ose shkurt, por në fakt një gjë e tillë nuk ndodhi.

“Dje mbërriti një letër nga ana e mekanizmit Kovaks, se ka gjasa që vaksinat të mbërrijnë kah fundi i janarit ose në fillim të shkurtit”, tha Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë (08.01.2021).

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Besoj se deri në fund të kësaj jave, gjegjësisht deri në fund të muajit shkurt, vaksinat kineze do të arrijnë. Ndërsa për Sputnik V do të dimë detajet pasi të nënshkruhen disa marrëveshje, pastaj mund të flasim për data kur mund të arrijnë”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev (22.02.2021).

Qytetarët po presin për tu imunizuar me ndonjë nga vaksinat me të cilën Qeveria ka lidhur marrëveshje, por cila do të vijë e para nuk e di as Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se për pak ditë do të ketë informacione më të sakta nga ana e kompanisë kineze Sinopharm dhe asaj Ruse Sputnik V, se kur mund të vijnë vaksinat kundër koronavirusit.

“Nuk dua që të spekuloj, dua të jem preciz atëherë kur do ta dimë saktë se kur do të ariijnë. Ja është prolonguar pak periudha, pres që këto bisedime të përfundojnë në afat sa më të shkurtë kohor. Çdo ditë kemi nga një çështje të re nga kompanitë dhe kjo vlen për të gjitha kompanitë. Na vijnë pyetje dhe kërkesa nga Astrazeneka nëpërmjet mekanizmit kovax, nga Pfizer prej ku po presim draft-marrëveshjen, me kompaninë ruse intensivisht po flasim. Këtyre ditëve pas nënshkrimit të marrëveshjes sigurisht edhe me kinezen. Jam I sigurtë që ditëve në vazhdim do të mund saktë të them se cilën ditë do të vinë vaksinat”, shtoi Filipçe.

Partia opozitare VMRO-DPMNE ministrin Filipçe dhe kryeministrin Zaev i quan gënjeshtar. Nga kjo parti thone se edhe një vit pas fillimit të përhapjes së këtij virusi në vendin tonë, qeveria nuk arriti të sigurojë vaksina.

Ndërkaq vaksinimi ka nisur me 17 shkurt, me 8.200 vaksina të Pfizer, që na i dhuroi Serbia. Me këto doza po shërbehet stafi shëndetësor i cili tashmë një vit është në vijën e parë të frontit kundër virusit korona. E derisa jemi në pritje të vaksinave kundër Covid-19, rritet numri i të infektuarve në nivel ditor. Madje 70% e të infektuarve të rinj janë prekur me llojin britanik, i cili, siç dihet, transmetohet më lehtë.