Doktorët e presidentit Trump tash kanë mijëra pyetje në kokë

Advertisment

Pas tri netësh trajtim në spital, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u kthye të hënën në Shtëpinë e Bardhë. Një ditë më pas,mjeku i tij tha se lideri 74-vjeçar gëzonte shëndet të plotë dhe nuk shfaqte simptoma të virusit. Përkundrejt gjendjes së tij të shkëlqyer shëndetësore, mjeku personal i Trump nxorri një listë të gjatë me medikamentet që presidenti përdori:

Remdesivir, Melatoninë, Zink, Famotidinë, Aspirinë, Vitaminë D,
Një koktej antitrupash monoklonal nga Regeneron, Deksametanozë
Kushdo që do ta shihte këtë regjim ilaçesh do të supozonte se po e konsumonte një person me një këmbë në varr. Ekspertët e shëndetësisë thonë se nëse një njeri i zakonshëm do të ishte po aq i sëmurë sa presidenti i SHBA-së, nuk do t’i jepej në asnjë mënyrë ky trajtim. Dhe sipas tyre, kjo do të ishte më e mira këdo. Pse? Sepse presidenti Trump është viktima e asaj që njihet si simptoma “VIP”. Dhe ai nuk është i vetmi.

Reklame

Presidenti Xhorxh Washington, u sëmur me një lloj bakteri epiglotiti, në 13 dhjetor 1799. Ai përjetoi një sëmundje vetëm 21-orëshe përpara së të ndërronte jetë në 14 dhjetor. Cili ishte shkaku? Pikërisht simptoma “Vip”. Ishte ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve, që kryen jo një, por katër proçedura, duke bërë që presidenti i atëhershëm të humbiste 40% të gjakut të tij e të dorëzohej në tavolinën e specialistëve më të mirë të Amerikës.

Asnjë mjek nuk i ka zili ekspertët që po kujdesen për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në këto çaste. Askush nuk i di detajet e gjendjes së Trump, ndonëse ekspertët dyshojnë se ai mund të jetë një rast pa shumë simptoma dhe trajtimi duhet të ishte ai standarti i dhënë për të gjithë. Megjithatë ajo çfarë po merr presidenti është shumë larg standartit. Me siguri nëse do të kishte një pilulë magjike që shëronte Covid-19-ën, pa efekte anësore, edhe nëse do të kushtonte rreth 10 milion dollarë, presidenti do ta merrte.

Por padrejtësia e të pasurve nuk është ajo për të cilën kritikohet simptoma “Vip”. Ajo që e bën këtë këtë simptomë të rrezikshme, është neglizhenca e “Vip”-ave për të hetuar mbi ilaçet apo produktet që përdorin, thjesht për tu bërë më mirë. E gjithë kjo evidenton një paragjykim për fushën e shëndetësisë: është ajo nevoja për të bërë diçka që të ndihemi më mirë edhe kur të dhënat ende nuk e mbështesin mjekimin. E tërë kjo vjen nga frika e një rezultati fatal.

Në këto kohë, doktorët e presidentit kanë mijëra pyetje në kokë. Po sikur presidenti të përkeqësohet? Po sikur presidenti të vd esë? Çdo mjek do të bënte çfarë të kishte në dorë për ta shpëtuar. Kjo shton rrezikun e një fataliteti ndaj trajtimit agresiv. Nëse presidenti ka një reagim të keq ndaj koktejit të antitrupave, mjekët që e trajtuan do të kryqëzohen, me të drejtë.

 

Autor: F. Perry Wilson

Profesor i Asociuar, Departamenti i Mjekësisë, Shkolla e Mjekësisë në Yale

Përgatiti: ©Lapsi.al