Doktori kumanovar me renome ndërkombëtare Ilir Hasani, merr post edhe më të rëndësishëm

Advertisment

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka finalizuar listën e zëvendës ministrave në Qeverinë e re. Në mesin e propozimeve është edhe dokotori me renome ndërkombëtare, Ilir Hasani, i cili e mer postin e zëvendës ministrit në resorin e rëndësishëm të shëndetësisë.

Mjeku Ilir Hasani është doktori i parë shqiptar i shkencave të traumatologjisë në Maqedoni. Edhe pse në moshë të re, është kuadër me karierë të pasur profesionale dhe intelektuale, gjë që e ka bërë të jetë ndër kuadrot më kë kërkuar në Maqedoni, por edhe në rajon, shkruan Gazeta Lajm.

Reklame

Ai lindi në Kumanovë në vitin 1977, në një familje mjekësh dhe me traditë intelektuale . Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu ne Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku diplomoi në vitin 2001. Dy vitet e nevojshme për përvojën mjekësore ai qe i punësuar si Mjek i Përgjithshëm në spitalin privat “Zana” dhe në vitin 2003 punoi si vullnetar në repartin e Traumatologjisë pranë Qendrës Klinike në Shkup, në të cilën u punësua ne vitin 2006 dhe mori titullin Asistent i ri. Në vitin 2008 z. Hasani mori titullin Specialist i Kirurgjisë së Përgjithëshme, ndërsa në vitin 2015 zgjidhet si asistent në lëndën e Kirurgjisë, për të vazhduar pastaj në vitin 2016 subspecializimin në Traumatologji.

 

Dr.Ilir Hasani gjatë karrierës së tij ka mbajtur edhe disa funksione udhëheqëse në institucione shëndetësore, dhe ate UD Drejtor të Klinikës për Dhimbje Ortopedike pranë Qendrës Klinike në Shkup, udhëheqës i Qendrës për Urgjencë dhe atë të funsit, që akoma është duke e ushtruar nga muaji gusht i vitit të kaluar, drejtor i Klinikën Universitare për Traumatologji, ortopedi, anestezi, reanimim, trajtim intensiv dhe qendra urgjente.
Përkrah angazhimeve profesionale, dr.Ilir Hasani ka qenë i angazhuar edhe politikisht. Ai është anëtar i kryesisë se Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në kuadër të komisioneve partiake, ai mban funksionin e kryetarit të Komisionit për Shëndetësi.

Përveç Hasanit, BDI ka propozuar edhe kandidatët tjerë për zëvendës ministra.
Zëvendësministër i MPB-së, Nazim Bushi ,Zëvendësministër i Drejtësisë, Agim Nuhiu
Zëvendësministër i Mbrojtjes, Bashkim Hasani ,Zëvendësministër Transport dhe Lidhje, Bekim Rexhepi ,Zëvendësministër i Shëndetësisë, Dr.Ilir Hasani

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se gjatë ditëve në vijim pritet që të votohen zëvendësministrat. Ai tha se po zhvillon bisedime dhe konsulta me kandidatët dhe se ky proces është drejt finalizimit.