Doktori që nuk ka përdorur sapun prej 4 vitesh këshillon njerëzit se larja nuk është e mirë për shëndetin

Advertisment

Një doktor që nuk ka përdorur sapun në 4 vite dhe mendon se larja nuk është e mirë për shëndetin tonë ka këmbëngulur që ai nuk mban erë.

Dr James Hamblin, nga New York, u shfaq në emisionin britanik ‘This Morning’ ditën e sotme, ku ai u shpreh se larja e ‘miliona mikrobeve’ mund të ketë pasoja shumë negative për shëndetin.

Reklame

LEXO EDHE:
Costa Rica bëhet shteti i parë në Amerikën Qendrore që legalizon martesat e të njëjtit seks
Doktori përdor ndonjëherë ujë për tu pastruar, por kurrë nuk përdor sapun që prej 4 vitesh. Ai pretendon se ekosistemi i trupit të tij ka arritur në një gjendje të qëndrueshme dhe tashmë nuk mban më erë.

Gjithsesi, shikuesit nuk e mbështetën aspak qëndrimin e tij, duke u frikësuar nga këshillat që ai i jepte publikut dhe për më tepër në mes të një pandemie.