Dokument/ Riemërtohet shkolla fillore në Rostushe, nga “Gjorgji Pulevski” në “Hajan Selmani”

Advertisment

Me vendim të Këshillit Komunal të Komunës së Mavrovës dhe Rostushes, shkolla fillore në Rostushe është ri-emërtuar. Nga “Gjorgji Pulevski”, shkolla tash do të mbajë emrin “Hajan Selmani”.

“Vendimi është marrë pas propozimit iniciativës së këshillit të prindërve të shkollës”, njoftojnë nga komuna.

Reklame

Biznesmeni Hajan Selmani me prejardhje është nga fshati Velebërdë, ka ndërruar jetë në shtatorë të vitit të kaluar në moshën 33 vjeçare. Ishte sipërmarrës i suksesshëm në sektorin e IT, dhe pronarë i kompanisë IT Haselt.