Dokumenti i CIA-s: Në Kosovë nuk ka turq, ata i krijojë Serbia për të zhdukur identitetin shqiptar

38
#

Në dokumentin e CIA-së të vitit 1951 tregon politikën e poshtër serbo-k.omuniste kundër identiteti kombëtar shqiptar, duke te.ntuar më çdo kusht për të zb.ehur ndjenjat kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, shkruan fmimages.net

Dokumenti i CIA-s

Autoritetet jugosllave shfrytëzuan injorancën e popullatës së shqiptarëve me pr.etekstin se ata ishin turq për shkak të besimit të tyre mysliman, mohuan pastaj të drejtën për të folur gjuhën e tyre dhe u përpoqën të zhduknin traditat e tyre dhe ndjenjat patriotike dhe kombëtare. Dokumenti thotë së në Kosovë, nuk ka pasur kurrë turq, por familje shqiptare që flisnin turqishten. Dhe pushteti serbo-komunist kishte dhënë privilegje për familjet shqiptare që dërgonin fëmijët e tyre në shkollat turke. Ata shkuan aq larg sa nxiten edhe përçarje mes shqiptarëve mysliman dhe shqiptarëve katolik.

Familje të shumta shqiptare që jetojnë në Prizren, Prishtinë dhe Pejë e flasin turqishten po aq rrjedhshëm sa edhe shqipen. Si rezultat, ekziston një përpjekje nga ana e serbëve për të thënë se ata që flasin gjuhën turke kanë origjinë turke dhe prandaj duhet të arsimohen në atë gjuhë. Ata përfitojnë nga ndjenja e thellë fetare në mesin e popullsisë së asaj zone për të dekurajuar miqësinë që myslimanët kosovarë kanë me katolikët e asaj zone dhe që ata thonë se nuk tolerohet nga feja myslimane. Prandaj, sipas tyre, shqiptarët kosovarë që e vazhdojnë këtë miqësi duhet të konsiderohen katolikë dhe rrjedhimisht përse të mos shkojnë në Romë?