Dokumenti sekret i Pentagonit për vaksinën… Parashikimet për numrin e viktimave

Pentagoni po përgatitet për mundësinë që epidemia e koronavirusit të zgjasë deri në verën e vitit 2021, kjo sipas një dokumentt të Mbrojtjes së SH.B.A. i titulluar “Detyrë dhe Qëllimi”.
Sipas dokumentit një vaksinë anti-Covid nuk ka gjasa të jetë gati para verës së vitit të ardhshëm.

Më shumë se 113,000 vdekje të lidhura me koronavirusin do të ndodhin deri në mes të qershorit, sipas parashikimeve nga qendra e parashikimit e Universitetit të Masaçusets.

Reklame

Në Shtetet e Bashkuara, parashikimet e bazuara në 9 modele të hartuara nga institucione të ndryshme tregojnë të paktën 22 mijë viktima të tjera do të regjistrohen në 25 ditët e ardhshme.

Dy javë më parë, Presidenti Donald Trump tha se do të ketë midis 75,000 deri 100,000 vdekje në vend.

Top Channel