Doli “kundër rrymës” dhe refuzoi izolimin, ky shtet europian drejt fitores së madhe ndaj koronavirusit

Advertisment

Suedia është duke regjistruar numrin e saj më të ulët të rasteve Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit së pandemisë, duke befasuar sërish Europën dhe botën.

Shumica e vendeve, pas izolimit total dhe shkatërrues në ekonomi, por që besohet se ka ndikuar për keq edhe mbi problemet e shëndetit mendor të popullatës, si të mos mjaftonte kjo, ndryshe nga Suedia, gjatë javëve të fundit ato po përballen me një valë të dytë.

Reklame

Suedia njeh aktualisht 28 infeksione për 100,000 njerëz krahasuar me 69 për 100,000 të Mbretërisë së Bashkuar dhe po kaq edhe me vendet e tjera të zhvilluara të Europës.

Suedia e ka fituar betejën e saj me koronavirusin, pasi, duke refuzuar mbylljen e vendit, arriti
“imunitetin të tufës”, sipas një eksperti.

Kombi Skandinav ishte i vetmi vend në Evropë, që nuk aplikoi masa të rrepta bllokimi, apo izolimi, në fillim të pandemisë.

Shkencëtarët besojnë se kjo mund ta ketë ndihmuar atë të shmangë një valë të dytë të Covid-19, përmes imunitetit të tufës, pasi Sudia aktualisht vazhdon të regjistrojë numrin më të ulët të rasteve që nga Marsi – me vetëm 28 infeksione për 100,000 njerëz.

Kjo shifër është më pak se gjysma e shkallës së infeksionit të Mbretërisë së Bashkuar prej 69 për 100,000 njerëz, apo krahasuar edhe me vendet e tjera të zhvilluara si Italia, Spanja, dhe Franca, që pavarësisht izolimit u goditën më keq në muajt e parë.

Profesori Kim Sneppen, një ekspert në përhapjen e koronavirusit në Institutin Niels Bohr të Kopenhagenit, tha se Suedia mund ta ketë mposhtur një herë e mirë pandeminë.
Ai i tha Gazetës “Politiken” të Danimarkës se “ka disa prova që vërtetojnë se suedezët kanë krijuar një shkallë të lartë imuniteti ndaj virusit, e cila, së bashku me atë që po bëjnë për të ndaluar përhapjen, është e mjaftueshme për të kontrolluar sëmundjen”.

‘Ndoshta, epidemia është mbyllur atje. Virusi tani mund ta ketë mbyllur ciklin në Suedi”. “Kjo është edhe ajo që ata kanë thënë. Mund të mos ketë më epidemi.’

Suedia fillimisht u kritikua për strategjinë e saj mbi shifrat pas shpërthimit, pasi regjistroi një rritje të shkallës së vdekshmërisë, e cila ishte pesë herë më e madhe se ajo e Danimarkës dhe dhjetë herë më e lartë se ajo e vendeve të tjera fqinje, Norvegjisë dhe Finlandës.

Numri i vdekjeve për 24 orë arriti kulmin në Prill me 115, por më shumë se gjysma e tyre ishin në shtëpitë e kujdesit për të moshuar, ose azile.

Por mesatarja e saj shtatë ditore për vdekjet e lidhura me koronavirusin është tani zero.
Epidemiologu shtetëror suedez Anders Tegnell, i cili është bërë fytyra e strategjisë për të përballuar pandeminë pa qenë nevoja e bllokimit, tha në një intervistë të fundit se masat vullnetare të higjienës ishin ‘po aq efektive’, sa mbyllja e plotë e vendit skandinav.

Suedia mbajti shkollat të hapura për fëmijët nën 16 vjeç, ndaloi mbledhjet e më shumë se 50 personave dhe u tha moshave mbi 70 vjeç dhe grupeve të prekshme, që të izolohen.
Dyqanet, baret dhe restorantet qëndruan të hapura gjatë gjithë pandemisë dhe mbajtja e maskave nuk është këshilluar nga qeveria.

“Rastet në rënie të shpejtë që ne shohim në Suedi tani është një tjetër tregues që mund të ulet numri i rasteve pa qenë nevoja e një bllokimi të plotë,” – tha eksperti.

Tegnell shtoi se ‘vdekjet nuk janë aq të lidhura me sasinë e rasteve që ka një vend’, duke thënë se shkalla e vdekjeve ishte e lidhur më tepër me faktin nëse njerëzit e moshuar infektohen dhe sesa është në gjendje sistemi shëndetësor, për të përballuar situatën.

“Ato ndikojnë në vdekshmëri shumë më tepër, mendoj unë, sesa përhapja aktuale e sëmundjes,” – tha ai.
Aktiviteti ekonomik suedez gjithashtu ka filluar të rritet me efektet e rënies, që duken më pak të rënda sesa autoritetet sueduese frikësoheshin më parë.

Ekonomia ishte tkurrur pothuajse në të gjitha vendet e Europës, që praktikuan izolimin. Më keq akoma, pas daljes nga izolimi, vendet e mëdha dhe të zhvilluara europiane, përjashto Gjermaninë po përballen me një valë të dytë më të frikshme. Edhe më e rëndë situata paraqitet në SHBA.

Vendet e varfëra po e përjetojnë edhe më keq këtë periudhë.

Besohet se shumë të rinj e kanë kaluar pa e kuptuar koronavirusin në Suedi, prandaj edhe nga imuniteti i fituar, tani ka më pak mundësi të përhapet në popullatë.

Studimet e fundit sugjeruan që një normë infeksioni prej 43 përqind mund të jetë e mjaftueshme për të arritur imunitetin e tufës – një shifër shumë më e ulët se 60 përqind e përmendur më parë.

Imuniteti i tufës është një situatë në të cilën një popullatë është e mbrojtur nga një sëmundje, sepse shumë prej tyre nuk preken më nga sëmundja, pasi e kanë kaluar atë me sukses dhe kanë fituar imunitet.

Të fituara dalin gjithmonë vende që besojnë dhe bazohet te dija dhe shkenca. Vendi ku akordohen “Çmimet Nobel” duket se i dha një leksion botës.