Donacion prej 500.000 mijë dollarë nga qeveria e SHBA-ve (FOTO)

Qeveria amerikane po e mbështet Maqedoninë e Veriut në luftën kundër koronavirusit, ndërsa sot UNICEF-it i janë dhuruar mjete në vlerë prej 500 mijë dollarë, përmes të cilave do të rritet furnizimi me preparate të higjienës si dhe për forcimin e komunikimit që sjellë parandalimin e përhapjes së virusit.

Në ceremoninë e dhurimit të pakove për mirëmbajtjen e higjienës, siç bëhet e ditur nga Amabsada e SHBA-ve në Shkup, morën pjesë Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Kejt Bërns, përfaqësuesja e UNICEF Maqedoni Patrisia Di Xhovani si dhe Sekretarja Gjenerale e Kryqit të Kuq të Shkupit Suzana Paunovska.

Reklame

Në fjalën e saj Ambasadorja Bërns theksoi se SHBA-të janë krenarë që punojnë me UNICEF, një organizatë e cila gjithmonë ka mbajtur vëmendjen e saj tek më të margjinalizuarit dhe më të prekurit në shoqëri.

“I bashkohem UNICEF-it në nderimin e Kryqit të Kuq dhe ekipit të tij të mrekullueshëm të vullnetarëve që janë duke punuar me vetëmohim për të ndihmuar komunitetet këtu në përballjen e tyre me pandeminë COVID-19 “ ka thënë Ambasadorja Bërns.