Donçev: Incizimet, të nxjerra nga konteksti

Advertisment

Të prera, jo të plota dhe të nxjerra nga konteksti. Ky është qëndrimi i ish drejtorit të fondit shëndetësor, Den Donçev pas publikimit të bombave në Youtube. Donçev sot me shkresë për opinionin konfirmoi se incizimi i parë ka të bëjë me kompaninë “Diamed”. Kjo kompani para gjashtë viteve e fitoi tenderin për shërbime për dializë për pacientët në vend. Dy incizimet e tjera janë për kompaninë Total TV. Për videon ku shihet që merr para dhe i fut në çantë, Donçev nuk demanton se i ka marrë paratë, por pohon se incizimi është i vjetër.

“Video materiali i publikuar me sa më kujtohet është video e vjetër dhe me karakter privat. Gjithsesi mbetet institucionet e shtetit ta bëjnë punën e tyre”-pohoi Den Donçev ish drejtor i Fondit për sigurim shëndetësor.

Reklame

Opozita edhe sot kërkoi që Den Donçev dhe ish kryeministri Zoran Zaev sot është dashur të jenë me pranga në duar.

“Të nderuar, pas incizimit të këtillë ku kryerësi është i kapur në flagrancë me një shumë parash në dorë, Prokuroria duhej menjëherë të reagojë dhe ta marrë Donçevin në pyetje, të hapë lëndë kundër tij dhe t’i caktojnë paraburgim”-tha Orce Gjeorgjievski, VMRO-DPMNE.

Në bombat Donçev i përmend edhe ish kryeministrin Zoran Zaev, ish ministrin Nikolla Todorov, prokuroren Villma Ruskoska por edhe drejtorin e tanishëm të Drejtorisë për kundërzbulim financiar. Nga Prokuroria për Alsat tashmë konfirmuan se për Don DOnçevin është hapur procedurë parahetimore