Donnarumma u drejtohet fansave kosovarë para ndeshjes me Feronikelin: Mezi presim të luajmë në Prishtinë

22
#

Po, është e vërtetë. Kontigjenti me lojtarët dhe stafin teknik të Milanit do të aderojë në “Fadil Vokrri” më 10 gusht.

Ndeshja ka karakter miqësor dhe ka tërhequr vëmendje të madhe në mesin e futbolldashësve kosovarë, të cilët do ta kenë mundësinë t’i shohin idhujt e tyre nga afër, transmeton Periskopi.

Më pak se një muaj para ndeshjes, portieri i “Rossonerëve”, Gianluigi Donnarumma u është drejtuar fansave kosovarë me këto fjalë:

“Përshëndetje të gjithë miqëve nga Kosova, mezi po presim të luajmë në Prishtinë më 10 gusht, që do të jetë hera e parë në histori për Milanin.

“Një përqafim të gjithëve, forca Milan.” /Periskopi.com/