Dorëzohet iniciativa për seancën e Kuvendit, VMRO-ja dhe BDI-ja nuk janë dakord

Në Kuvend zyrtarisht është arkivuar nisma për thirrjen e seancës urgjente me dy pika të rendit të ditës, konfirmimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për dy herë radhazi nga ana e Presidentit Stevo Pendarovski, më 18 mars dhe 16 prill. Në këtë kërkesë janë nënshkruar 35 deputet të më shumë partive, ndër të cilat edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, por jo edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Deputetet e firmosur thirren në nenin 63 të Kushtetutës, sipas të cilit mandati mund të vazhdohet në rast të gjendjes së jashtëzakonshme. Po ashtu edhe në nenet 125 dhe 126 sipas të cilit Kuvendi duhet ta konstatojë vendimin e kryetarit të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të miratojë vendimin për përfundimin e saj, me çka do të përfundonin autorizimet e Qeverisë për të sjellë dispozita me forcë ligjore. Nga kabineti i kryetarit të Parlamentit konfirmuan se kanë pranuar kërkesën e LSDM-së, por nuk u deklaruan se si do të veprojë kryeparlamentari Talat Xhaferi, gjegjësisht, nëse do të caktojë seancë, pas shpërbërjes së Kuvendit më 16 shkurt. Ditë më parë, Xhaferi tha se pasi të ketë iniciativë për thirrjen e seancën urgjente, atëherë do të jap qëndrimin e tij. Iniciativën e LSDM-së e Kundërshtojnë nga VMRO-DPMNE. Nënkryetari Aleksandar Nikollovski tha se Kuvendi i shpërbërë nuk mund të mbajë seancë.

Është shumë e qartë, nuk duhet njeriu të jetë eksperti madh që ta kuptojë këtë. Do të thotë janë të sakta dispozitat e Kushtetutës së Maqedonisë si dhe aktet pozitive ligjore, kështu që Kuvend i shpërbërë njëherë nuk mund të kthehet dhe të mblidhet- deklaroi Aleksandar Nikollovski, VMRO-DPMNE

Ndryshe mendojnë nga Aleanca për shqiptarët të cilët thonë se Kuvendi duhet të mbajë seancë dhe të miratojë vendimet e Presidentit për gjendjen e jashtëzakonshme.

Për hir të së vërtetës kjo ka qenë iniciativa e Aleancës për Shqiptarët të cilin e parashtroi kryetari i ASH-së në presin e kaluar. Jemi të vetëdijshëm se neni 125 i Kushtetutës së RM-së obligon që Kuvendi të mblidhet dhe të konfirmojë vendimin e kryetarit të shtetit për gjendje të jashtëzakonshme i cili e ka marrë në mëngës të Kuvendit sepse Kuvendi është kompetent. Jemi si subjekt politik që të përkrahet dhe të mblidhet parlamenti sepse Maqedonia është shtet me demokraci parlamentare dhe vendimet e tilla i merr kuvendi dhe nuk ka të drejtë ti marrë dikush tjetër- pohoi Flakron Bexheti, ASH

Sipas Kushtetutës, kryetari i Kuvendit është personi i vetëm kompetent që mund të thërrasë seancë. Këtë mund ta bëj me propozim të Qeverisë ose me nismën e, së paku, 20 deputetëve.