Dr Cana: Të informojmë familjarët se i afërmi tyre ka ndërruar jetë, një nga momentet më të vështira

Advertisment

Mjeku infektolog Fadil Cana, i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat shpalosi një anë tjetër njerëzore të personelit mjekësorë.

Ai thotë se personeli mjekësorë bën të pamundurën që të shpëtojë jetën e pacientit, pa marrë parasysh nëse vuan nga virusi Krona apo ndonjë sëmundje tjetër. Sipas tij një nga momentet më të vështira me të cilin përballen bluzat e bardha është kumtimi i lajmit te familjarët se i afërmi i tyre ka ndërruar jetë apo ka humbur betejën me sëmundjen.