DR. Florin Besimi: Ne jemi gati për sfidën, ftoj shqiptarët të jenë për Kryeministrin shqiptar

Advertisment

Sonte, mikpritës i takimit elektoral, ishte Këshilli vendor i lagjes “Jashtë Vardarit”, ku ishin të pranishëm bartësi i Listës së zonës së 6-të, dr. Florin Besimi dhe funksionarë të lartë të BDI-së, në një klimë të entuziazmit dhe frymës së fitores, përkundër masave dhe kujdesit në situatën pandemike.

“BDI nuk i hyn garës për të dëshmuar diçka që shihet, sepse, para se të ekzistonte kjo parti historike, dihej gjendja jonë, të drejtat tona dhe kapacitetin e zbatimit të të drejtave tona. Sot, të gjitha instancat e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, janë udhëhequr apo udhëhiqen nga shqiptarët. Sot jemi para sfidës së bashkimit që nëpërmjet votës unike, ta marrim edhe postin e Kryeministrin, për herë të parë”, ka potencuar dr. Florin Besimi.

Reklame

Qytetarët presin nga ne, të nxjerrim më të mirën e mundshme për ta, nga ajo që arrijmë ta fitojmë nëpërmjet votës, me platformë dhe vizion, me njerëzit më të mirë që ka ky vend, të bashkuar më 15 korrik, ta heqim dilemën e fuqisë tonë, përkushtimit tonë atdhetar e politik, për kryeministrin e parë shqiptar, theksoi në bashkëbisedimin me qytetarët në lagjen “Përtej Vardari”. Ai ka ftuar qytetarët ta japin votën për shqiptarët, për Kryeministrin e parë shqiptar, sepse kjo është sfidë të cilën ne duhet ta fitojmë ashtu sikur deri sot, për 20 vjet njohim vetëm fitore!