Dr. Ilir Hasani porosi ministrit kosovar: Gabove me mbylljen e kufirit

Ish zëvendësministri i Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë, mjeku i njohur Ilir Hasani ka su*lmuar ash*për vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovë, për masat e reja me çfarë u kufizua lëvizja e lirë e qytetarëve, njofton Monitor.mk.

Hasani ka thënë se situata epidemiologjike në Kosovë dhe Maqedoni është pothuajse e njejtë dhe nuk ka nevojë për masa në pikat kufitare.

Reklame

Shkrimi i plotë i Ilir Hasanit:

Kufizimi i lëvizjes mes Kosoves dhe Maqedonisë epidemiologjikisht ska asnjëfar peshe për momentin. Situata epidemiologjike këndej dhe mëtan “gardhit” esht lart poshtë e njëjtë.

Nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të ministrit Latifi se kend prej kujt po e mbron?

Me shumë vështirësi dhe mezi e bëmë hapjen e kufirit, pas kufizimeve të para që ishin vendosur në fillim të pandemisë. Një vendim i tillë i kufizimit të lëvizjes së lirë të njerëzve tanë, kur tan bota fillon ti tërheq kufizimet dhe certifikatat, do reflektoj në vështirësi të panevojshme në plan ekonomik, social, shpirtnor, etj.

Ministër, kolegu im Latifi, respekt si profesionist që je, por vendimin duhet ta rishqyrtojsh urgjentisht.