Drejtimet profesionale në zhdukje e sipër

Të dhënat e agjencisë për punësim tregojnë se qytetarët kanë më shumë interes për vendet e punës si: programues, kontabilist, ekonomist, jurist, farmacist dhe dizajn grafik. Por mungesa ka në tregtinë me shumicë dhe pakicë, industrinë përpunuese, ndërtimtari, hotelieri dhe në transport. Profesori Arben Vila shprehet se tregu i punës në RMV ka nevojë për zanatçi dhe mjeshtër të mirë që nesër të kenë mundësi për punësim.

ARBEN VILA – PROFESOR

“Interesimi për drejtimet profesionale në krahasim me drejtimet e përgjithshme është i një niveli më të ulët. Për të përmirësuar kushtet e tregut të punës, ekspertët një periudhë më të gjatë kanë rekomanduar bashkëpunim më të madh midis institucioneve arsimore dhe sektorit privat, që të rinjtë të integrohen sa më shpejtë në sektorin real”.

Nga ana tjetër zanatçinjët shprehen se interesimi i të rinjëve për të ushtruae këto profesione është i ulët dhe pikërisht për këto lloj drejtimesh janë në zhdukje por edhe problemi ëzhtë se nuk kemi rini të gjithë kanë dal jashtë. /tetova1/