Drejtoresha e klinikës në Shkup konfirmohet me koronavirus (video)

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e radhës pranë qeverisë mbi situatën e koronavirusit në vendin tonë tha se kemi edhe një rast tjetër të konfirmuar me koronavirus dhe këtë herë bëhet fjalë për drejtoreshën e Klinikës së Sëmundjeve të Lëkurës, e cila para një jave ishte kthyer nga Italia.

Gjendja e saj paraqitet stabile dhe është hospitalizuar në Klinikën Infektive Shkup.

Reklame

Ai apeloi edhe një herë të respektohen masat e marrë dhe njerëzit të ndërgjegjësohen. “Jemi të revoltuar për mosrespektimin e masave për mbrojtjen nga virusi në fjalë”, tha ministri Filipçe.