Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës flet për vd ekjen e mjekut Shukri Fazliu

Advertisment

Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva, lajmin për vdekjen e mjekut internist Shukri Fazliu, e ka marrë mëngjesin e sotëm. Ajo ka thënë se me Shukriun ishte dëgjuar dy ditë më parë derisa ai ndodhej në kujdes intensiv në Klinikën Infektive në Shkup.

“Fatkeqësisht, edhe një koleg tjetër u largua si viktimë e KOVID-19. Këtë mëngjes më njoftuan se ai ka vdekur. Dy ditë më parë u dëgjova me të, ai ishte në kujdes intensiv në Klinikën Infektive në Shkup. Tha se ishte më mirë se kur erdhi në Klinikë, sepse ne e dërguam në gjendje vërtetë të keqe, por unë dëgjova se ai kishte vështirësi në frymëmarrje, e vetmja gjë që doja ishte të dilte nga kriza – deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoresh e Spitalit të Kumanovës.

Reklame

Internisti Shukri Fazliu nga Kumanova është mjeku i 13 në vend që ka ndërruar jetë nga CoVid-19. Mjeku 49 vjeçar për një javë rresht ishte në kurim shtëpiak me simptome të lehta. Por, autoritetet thonë se në 3 ditët e fundit nga komplikimi i gjendjes shëndetësore u shtrua në Klinikën Infektive.