Drejtori i ISHP-së Ziberi parashikoi se mund të kemi mbi 100 raste të të infektuarve me Koronavirus (VIDEO)

Advertisment

Gjatë një interviste për emisionin ‘360 Shkallë’, drejtori i ISHP-së Arben Ziberi gjatë elaborimit të gjithë gjendjes me virusin Korona (Covid 19) në vendin tonë kishte dhënë informacionet më të fundit dhe parashikimet që mund të ndodhin edhe këtu tek ne, ndërkohë që gjatë bisedës ai tha se nga gjithë parashikimet në teren mund të vijë moment që edhe në vendin tonë të kemi edhe deri në 100 raste të të infektuarve me virus.

“Pikërisht ishte vetëm një ditë mbi 70 raste dhe gjithë java ishte një numër linear i rasteve me Covid19 dhe e kam thënë edhe më herët në këtë trend që kemi parashikuar dhe besoj se do e ruajmë këtë linjë që flet se poshtë lartë jemi në parashikimet tona, unë mendoj se është herët prej tash të japim parashikim për atë numër për shkak se duke marë parasysh numrin e testimeve në vend jemi të limituar se sa persona në ditë mund të testojmë përfshirë dhe institucione tjera që bënë testime mendoj se nuk është e rrugës prej tash të themi se nuk mund të arrijmë në atë nivel sepse nga informacionet që kemi nga tereni mendoj se kur ka thënë që mund të kemi mbi 100 pacient në ditë, ekipet e IPSH janë në teren të involvuar dhe kemi pasqyrë reale”, deklaroi mes tjerave drejtori Ziberi.

Reklame

Deklaratën e tij mund të ndiqni nga minuta e 17.