Drejtori i Klinikës së Tetovës, Dr. Florin Besimi refuzon donacionin e kazinove dhe bastoreve

Advertisment

Donacioni i ditës së djeshme deri tek Klinika e qytetit të Tetovës nga ana e kazinoveve dhe bastoreve në këtë qytet është refuzuar nga ana e drejtorisë së kësaj klinike në krye me Dr. Florin Besimin.

Ky vendim i drejtorit Besimi ka hasur në një mirëkuptim të jashtëzakonshëm tek popullata jo vetëm në Tetovë por edhe më gjerë pasiqë të njejtët kohë më parë edhe kanë protestuar me të madhe pikërisht për largimin dhe mbylljen e bastoreve dhe kazioneve.

Reklame

Ndërkohë që pikërisht drejtori i Klinikës së Tetovës Dr. Florin Besimi po respekton në masë të madhe dhe mbështet qytetarët në këtë drejtim, gjë që ka bërë edhe të refuzojë donacionin nga këto kazino dhe bastore të cilat ishin destinuar për Klinikën e Tetovës në kuadër të ndihmës për përballje me Pandeminë e Covid 19.

Vendimin e drejtorit Besimi e kanë përshëndetur edhe personalitete të ndryshme të qytetit përfshirë këtu edhe hoxhën Nuhi Ganija i cili ka përshëndetur vendimin e drejtorit Besimi.

“Unë Nuhi Ganija shfrytëezoj nga rasti të përshendes vendimin e marrë nga ana e drejtorisë së Spitalit Klinik në Tetovë, me këtë vendim ata dëshmuan se janë të rreshtuar në anën e atyre që mundohen të mbrojnë mirëqenien e qytetarëve të vendit. Këtë rrugë tepër fisnike dhe burrërore duhet ndjekur edhe drejtoritë e spitaleve tjera në Maqedoninë e Veriut. Nuk mund të merren donacione nga ata që shoqërinë tonë e bëjnë për spital. Lufta kundër kumarit vazhdon deri në fitore”, është shprehur kështu hoxha i nderuar Nuhi Ganija.