Drejtori i NP Rrugët e Maqedonis – Bekim Memeti investon në Komunën e Sarajit

31
#

Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti së bashku me drejtorin e Ndërmarjes Rrugët e Maqedonisë z. Bekim Memeti sot inspektuan punimet në rrugen rajonale Kondovë – Radushë. Së bashku me drejtorin Bekim Memeti kemi inspektuar punimet e projektit në realizim e sipër të asfaltimit të rrugës nga fshati Sfillare, që vazhdon në fshatrat Rashçe dhe Radushë ku shuma totale për realizim është 13 milion denarë mjete të cilat janë paraparë me rebalans të ndërmarjes Rrugët e Maqedonis.

“Është detyrim i yni që të punojmë dhe të jemi në shërbim të të gjithë qytetarëve të Komunës së Sarajit, kjo rrugë ishte më se e nevojshme që të asfaltohet, dhe ne jemi duke i realizuar të gjitha kërkesat e banorve për ti përmbushir nevojat e tyre për një jetë sa më të mirë theksoi kryetari Bexheti. Falemenderim i veçantë per drejtorin Memeti i cili shprehi gadishmëri për të realizuar projektet në komunën tonë si dhe duke premtuar se do të vazhdoj bashkëpunimi edhe në projektet e radhës.

Edhe ky projekt infrastrukturor, ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për banorët e këtyre fshatrave por edhe për banorët që frekuentojnë nga vendet tjerë, kjo rrugë gjithashtu shërben edhe si rrugë që rrjedhimisht lehtëson lëvizjen për në Tetovë. Komuna e Sarajit gjithmon do të jetë në shërbimin e qytetarëve, pasi ky njëherësh edhe është qëllimi ynë si institucion, që qytetarëve tanë t’iu ofrojmë kushte sa më të mira për jetë.