Drejtoria Doganore padit kompani nga Tetova dhe Gjevgjelia, ja arsyeja

Drejtoria Doganore ka njoftuar, se më 10 shkurt 2021, deri te Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli ka ngritur kallëzim pe nal kundër dy personave fizik me seli në Tetovë dhe Gjevgjeli dhe kundër 4 personave përgjegjës si subjekte juridike, për shkak se dyshohet se kanë importuar duhan të papërpunuar.

Duhani i importuar, siç thuhet në njoftimin e DD-së kap sasinë prej 146.278 kilogram dhe është lëshuar në shitje në mënyrë të jashtëligjshme për të cilën nuk është paguar as akcizë në vlerë prej 4.7 milionë euro.

Bëhet fjalë për 10 importe të duhanit në letra të llojit “Virxhinia” që janë kryer nga personi juridik nga Gjevgjelia gjatë muajit dhjetor 2017 dhe gjatë tërë 2018-s.

Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli, Inspektorët e Sektorit për hetim në kuadër të Drejtorisë Doganore kanë realizuar bastisje në shumë lokalitete të Shkupit për shkak të sigurimit të dëshmive për rastin./TV21