“Driada”, një ndër qendrat tregtare më të mëdha në Maqedoni e shndërruar në deponi

Qendra Tregtare e Tetovës dikur një kompleks rekreativiteti e dyqanesh i frekuentuar dhe funksional, sot është në gjendje të mjerueshme dhe e lënë tërësisht pas dore. E këtë, më së miri e dëshmojnë fotografitë.

Dyqane të zbrazura, papastërti e skajshme, objekte të prishura dhe të mbuluara nga mbeturina, mungesa e ndriçimit e kështu me radhë, e karakterizojnë Kompleksin e Tetovës në vitin 2021. E errët, e fëlliqur dhe e boshatisur është pamja që sot jep kjo qendër.

Reklame

“Në kohët kur filloi me punë kjo qendër kishte lëvizje, kishte njerëz, punonin të gjithë, por duke kaluar koha, problemet dhe kriza ekonomike e kanë bërë të veten. Tash shumë lokale janë shitur, janë mbyllur dhe nuk ka perspektivë. Disa herë e kam dhënë me qira dhe nuk e ka mbajtur askush, sepse nuk ka punë”, thotë pronari i një kafiterie në katin e parë. Por kohëve të fundit mosinteresimi për këtë qendër e ka bërë të veten, e njëjta ka probleme me kanalizimin atmosferik dhe me izolimin. Kështu që kur ka të reshura, grumbullohet uji, kurse kanalizimi jofunskional bën që uji të depërtojë edhe në lokale.

Sipas pronarëve të lokaleve, zakonisht gjatë verës ka gjallërim, por jo në atë masën e dikurshme, sepse tashmë në katin përdhes kanë mbetur pjesa më e madhe e artarive.

Fati i këtij objekti në qendrën e Tetovës pritet të shihet në vijim./GazetaPopulli