Drita e Gjilanit e mund Sileksin në mes të Shkupit (video)

Advertisment

Skuadra e Dritës arriti që të përgatisë një befasi të madhe duke mundur Sileksin e favorizuar në Shkup, me 2-0.

Edhe pse skuadra nga Kratova ishte favorit në këtë përballje, kampioni i Kosovës dëshmoi se ka kualitet për të vazhduar rrugëtimin në raundin e tretë në Ligën Evropa.

Reklame

Pas pjesës së parë pa gola, më shumë nxitje dhe gola kishte në pjesën e dytë. Trajneri Ardian Nuhiu duket se mjaft mirë e kishte analizuar lojën e Sileksit dhe në vazhdim kërkoi kundërsulmet e shpejta me të cilat edhe e hapi rezultatin në minutën e 48-të, kur Drita arkëtoi penaliti, ndërsa nga 11 metra nuk gaboi Fidan Gërbeshi.

Në vazhdim Sileksi kaloi në ofanzivë për të barazuar shifrat, mirëpo nga ana tjetër Drita ishte e qetë në lojë dhe në minutën e 80-të, 2 minuta pas përjashtimit të Grozdanoskit me karton të kuq, arriti që të shënojë golin e dytë përmes Ardian Limanit, me çka fituesi ishte i qartë.

Në raundin e tretë, Drita do të luajë sërish në transfertë dhe do të jetë përballë Legisë në Poloni.