Dritan Abazoviq nesër viziton Shkupin, takohet me Grubin

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nesër pritet të qëndrojë në Shkup, njoftojnë burime nga qeveria e Maqedonisë.

Sipas agjendës së paraparë, Abazoviq dot takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendësin e tij Artan Grubi.

Reklame

Abazoviq është politikan kontrovers. Në njërën anë paraqet shembull suksesi në rajon, sepse mban postin e koordinatorit të shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi, post që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ende nuk mund ta ëndërrojnë edhe pse janë rreth 30 për qind.

Në anën tjetër, ai akuzohet për afërsinë që ka me partitë serbe në Mal të Zi, që janë kundër pavarësisë së Kosovës.