Dritan Abazoviq përjashton nga qeveria ministren serbe

Advertisment

Mediat dhe shoqëria civile e kanë sulmuar shqiptarin Dritan Abazoviç si njeriun që po shërben si “pastrues” i imazhit të ekstremistëve filoserbë në qeverinë e re të Malit të Zi. Megjithatë sot, URA e Abazoviçit ndaloi një ekstremiste filoserbe të merrte postin e ministres së Arsimit në Mal të Zi.

Ljubomir Filipoviç, një nga analistët më të njohur politik në vend tha se URA e Dritan Abazoviçit po shërben si një qetësues politik për shoqërinë civile në Mal të Zi.

Reklame

“Shërben për ta bërë më të lehtë gëlltitjen e një qeverie si kjo. Por ky qetësues ka efekte anësore të rrezikshme që jo vetëm mund ta vënë në gjumë shoqërinë civile, por edhe ta dobësojë atë”, deklaroi Filipoviç.

Në fakt Ura, pasi arriti të marrë tre postet më të rëndësishme të qeverisë: Ministrin e Mbrojtjes, të Brendshmin dhe Zv.kryeministrin, ka arritur të largojë edhe ministren e arsimit, Vesna Bratiç, një nacionaliste fanatike serbe.

Filip Adzic, numri dy i URA tha sot se partia i sugjeroi Kryeministrit Zdravko Krivokapic që Vesna Bratic të mos ishte një ministre pas qëndrimeve të saj ekstreme./GazetaShqip