Dua Lipa feston Ditën e Pavarësisë me flamurin kuqezi mbi supe: Krenare që kam shqiptare (FOTO)

Advertisment

Këngëtarja shqiptare nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa e ka treguar gjithmonë origjinën e saj.

Lidhur me sukseset e njëpasnjëshme në karrierën muzikore, dhe krenarie që ndjen me origjinën e saj, i ka bërë po aq krenarë të gjithë shqiptarët.

Reklame

Mëngjesin e sotëm , këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto të shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet me flamurin kuq e zi në krahë.

Ajo zgjodhi pikërisht këtë foto për të uruar të gjithë shqiptarët në Ditën e Pavarësisë.

“28 nëntori!!! Dita e Flamurit!!! Krenare që jam shqiptare! Urime Dita e Pavarësisë!”, shkroi Dua Lipa krahas fotove.

Dua Lipa mbajti mbrëmë koncertin virtual, të titulluar “Studio 2054”, në të cilin ishin të ftuar edhe shumë emra të njohur të muzikës.