“Dua të jetoj në fshat me lopë dhe me dele”, Armina e jetës luksoze shpreh dëshirën e veçantë

Armina Mevlani është një emër shumë i komentuar në media për shkak të lidhjes së saj me Shkëlzen Berishën. Dhe të gjithë duan të dinë se kur ata do kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ajo tregoi se e ka shijuar shumë lidhjen me Shkëlzenin edhe të pamartuar duke shtuar se nuk dëshiron të bëjë celebrimin pa dasmën.

“Unë këtë lidhje e kam shijuar shumë, kështu edhe të pamartuar duke bashkëjetuar. Por patjetër celebrimi do vijë, por dua të vijë bashkë me dasmën në të njëjtën kohë, pra me festën. Kur je person publik dasma nuk është vetëm një dëshirë e çiftit por duhet gjetur momenti i duhur për ta organizuar,”- rrëfeu blogerja.

Armina gjithashtu na zbuloi ëndrrën e saj të fëmijërisë: “Që e vogël kam ëndërruar që në një moment të jetës të bëj jetë fshati me lopë, me dele, perime bio dhe shumë kafshë, madje kuaj.”