Duar të thara nga dezinfektuesi? Nga ajka e qumështit dhe deri tek lëngu i limonit ja si mund t’i shëroni shpejt dhe pa dhimbje

Advertisment

Ajka e Qumështit: përmban acid laktik që ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura. Ajo ruan ekuilibrin e pehashit në lëkurë dhe e ushqen atë.

Mjafton të fërkoni duart me ajkën e freskët dhe ta mbani atë për 10 deri në 15 minuta.

Reklame

Lëngu i Limonit: bën mrekullira kundër përtharjes së lëkurës. Ai është një burim i shkëlqyer i kaliumit që i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës së thatë.
Kosi: është aleat i shkëlqyer i lëkurës. Vetitë e tij janë të ngjashme me ato të ajkës së qumështit. Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe e hidraton ndjeshëm lëkurën.

Mjalti: ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve. Ai është i pasur me antioksidantë dhe lufton mikrobet. Lëkura e duarve është më e ushqyer dhe më e butë.