Dubai me buxhetin më të madh në histori

Advertisment

Dubai njoftoi një buxhet për vitin 2020 që parashikon shpenzimet më të larta në histori për të stimuluar ekonominë e brishtë dhe për të përgatitur emiratin për të pritur Ekspozitën Universale.

“Shpenzimet janë vlerësuar rreth 18,1 miliardë dollarë (16,1 miliardë euro), rreth 17% më shumë se në 2019”, sipas një komunikate të qeverisë.
Kjo rritje ndodhi në një kohë kur autoritetet po përpiqen të rimëkëmbin sektorin imobiliar, që është në krizë që prej vitit 2014.

Reklame

Të ardhurat gjithashtu pritet të rriten me 25%, me 17,4 miliardë dollarë (15,5 miliardë euro), rreth 94% e të cilave vijnë nga burimet jo të naftës pasi Dubai është i vetmi vend nga shtatë emiratet e Gjirit që nuk varet nga të ardhurat e hidrokarbureve. Por, buxheti parashikon gjithashtu një deficit prej 0,7 miliardë dollarë (0,6 miliardë euro). Ai ka qenë në deficit këto tre vitet e fundit.

I njohur gjithashtu për “Burj Khalifa”, kulla më e lartë në botë, Dubai organizon Expo 2020, hapja e të cilës është parashikuar në tetor. Emirati ka parashikuar 25 milionë vizitorë për këtë ngjarje, pjesa më e madhe e të cilëve do të jenë turistë të huaj.