Duda Balje befasohet nga një kosovar: Mos lëshoni pe…(VIDEO)

Kryetarja e partisë boshnjake, Unioni Social Demokratik, Duda Balje, është befasuar nga një qytetar kosovar, pas takimit që zhvilloi me u.d. të presidentes, Vjosa Osmani.

Me të dalë nga takimi, në sheshin “Nënë Tereza”, ajo ka marrë sugjerime nga Qamil Dili, i cili insistoi që ajo të mos heqë dorë nga mandati i deputetes.

Në videon e bërë nga Indeksonline, ky qytetar jep kritika të ashpra ndaj qasjes së Beogradit zyrtar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dili pretendon edhe për një të kaluar të errët të Adriana Hoxhiqit, e cila tashmë ka fituar mandatin e deputetes.

“Ju lutna, mos lëshoni pe, sepse Qeveria jonë mos sot, nesër, nuk ka me lëshu pe për boshnjakët që me marrë Serbia përkëmbë Kosovën dhe boshnjakët. Ardiana Hoxhiq, e njoh me temel, kur të doni i shkoj në banesë, 6.000 mijë boshnjakë i jep për një shka, krejt shqiptarët i jep për një shka. Prej ditës kur është hy NATO-ja në Kosovë ajo ka punue për shkie. Ajo i njeh trojet e serbëve me shtëpi me çdo vend, ajo nuk është boshnjake sikur ju. Ju lutem mos lëshoni pe sepse kemi me ju ndihmu deri në fund”, është shprehur ai.

Shikoni pamjeT: