Duda Balje thotë se ditëve të fundit i kanë ndodhur gjëra të këqija

Kandidatja për deputete nga komuniteti boshnjak, Duda Valje, ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në facebook.

Balje në mbishkrimin e fotografisë ka përshkruar humorin e saj në këtë ditë vikendi.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ish-deputetja ka thënë “Jetë e dashur, kam përjetuar mjaftueshëm budallallëk kohët e fundit. A mund të marrim pak pushim të paktën për vikend?”.

Kujtojmë se Duda Balje nuk mori votat e mjaftueshme për t’u bërë përsëri deputete, edhe pse rezultatet finale nga KQZ ende nuk janë certifikuar.

Balje akuzoi Listën Serbe se pati një koalicion të fshehur me minoritetet tjera në Kosovë.

Sipas saj, Adriana Hoxhiq — E zgjedhura deputete nga komuniteti boshnjak, pati marrëveshje me Listën Serbe, e ku rrjedhimisht Hoxhiq mori vota në komunat me shumicë serbe.

Balje dhe Hoxhiq kanë diskutuar për të njëjtën temë në një debat në Frontal të T7.

“Duda mos m’shti mos ma çel gojën, me kallxu unë krejt, më mirë e ki rri rahat”, i thotë Hoxhiq.

Ndërsa, Balja i thotë se “ ti nuk ki obligim të punosh për boshnjakët”.