Duhet t’i hani apo jo frutat dhe perimet e ngrira?

Është shumë e rëndësishme t’i japim trupit tonë të gjitha lëndët e nevojshme ushqyese, në çdo vakt tonin. Perimet dhe frutat janë padyshim shumë të rëndësishme në këtë aspekt.

Dhe ndryshe nga sa mund të keni menduar më parë, edhe frutat apo perimet e ngrira janë tepër të rekomandueshme në gatimet tuaja.

Reklame

Ato janë të ushqyeshme për ne, pasi studimet kanë zbuluar që vitaminat “mbyllen” tek to, kur ato ngrijnë.

Për dallim nga frutat dhe perimet e freskëta që janë transportuar nga fusha në dyqan gjatë disa ditëve ose javëve, frutat dhe perimet e ngrira kanë përmbajtjen nutriconale të produkteve të freskëta dhe të sapo mbledhura.

Një përfitim tjetër është jetëgjatësia e produkteve të ngrira në krahasim me ushqimet e freskëta që mund të prishen, që do të thotë se mund të zvogëloni dhe shpërdorimin e ushqimit në të njëjtën kohë!/neps.al