Duraki: Gjithë qeveritarët e BDl-së do të marrin vetëm rrogën minimale

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve, Sadulla Duraki ka bërë të ditur se bashkë funksionarët e Qeverisë nga BDI-ja kanë vendosur që të kenë vetëm pagën minimale, dhe se pjesën tjetër do ta derdhin në fondin e solidaritetit të Qeverisë për përballje me COVID 19.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohet, por solidariteti është një e drejtë personale dhe një detyrë morale e secilit prej nesh. Ne, ministrat, zv.ministrat dhe sekretarët e shtetit në Qeveri, që vijnë nga radhët e BDI-së, kemi vendosur të dhurojmë diferencën në të ardhurat tona, deri në pagën minimale, në fondin e solidaritetit të Qeverisë.”, theksoi zv/kryeministri Duraki.

Ai shprehet i bindur se patjetër që do të fitohet lufta kundër KOVID19, duke shtuar se është e rëndësishme që secili prej nesh të dalë më mirë nga e njëjta.(INA)