Durmishi: Reçica e Vogël sonte dha përkrahje masovike

Bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes Besa, Besar Durmishi realizoi takim me banorët e Reçicës së Vogël. Para një numri të madh aktivistësh, Durmishi deklaroi se masoviteti në tubimin e sontëm po i jep karton të kuq Grubit dhe listës së tij.

“Ky masovitet tregon edhe njëherë se në Tetovë nuk ka vend për Artan Gruba, tetovarët nuk kanë votë për listën e tij dhe nga sonte Grubi ka karton të kuq në Tetovë”, deklaroi Durmishi.