Durmishi: Taravarit nuk i largohet prej mendje politika e Menduh Thaçit

Advertisment

Këshilltari i Lëvizjes BESA në komunën e Tetovës, Besar Durmishi ka komentuar veprimet e fundit të Arben Taravarit, ku sipas tij i pengojnë shkrimet e aktivistëve të Lëvizjes BESA dhe i ofendon duke shprehur egon e shfrenuar. Ja postimi i plotë i Durmishit:

Pasi e shoh se Taravarit i pengojnë shkrimet e aktivistëve të L. Besa dhe hyn ofendon me komente duke shprehur egon e shfrenuar, po ia rikujtojmë disa veprime të tija, që t’i din opinioni:

Reklame

Në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kur garonte Pr.Dr Rufi Osmani kundër Nevzat Bejtës për kryetar komune në Gostivar, ishte pikërisht partia amë (PDSH) bashkë me Taravarin që përkrahën në raundin e dytë kandidatin e BDI-së për të larguar nga skena politike Pr.Dr.Rufi Osmanin!

Në vitin 2016 krejt fushatën kërkonte vota kundër BDI-së e Ali Ahmetit, që menjëherë pas zgjedhjeve të ulet në selinë e Ali Ahmetit, ku më pastaj të bashkqeverisë!

Kërkoi vota kundër LSDM-së që të bëhet ministër në qeverinë LSDM-së. Doli nga qeveria sepse si dhan hise as LSDM e as BDI!

Më përkrahjen e L. Besa (30% të votave) në raundin e dytë i fitoi zgjedhjet në komunën e Gostivarit!

Shitet patriot i madh tek Shqiptarët, ndërsa në Gostivar është në koalicion me Vmro-në!

Shkaktari kryesor për prishjen e koalicionit ndërmjet L. BESA dhe ASH-së ( koalicion që e dëshironte çdo aktivist i ASH-së dhe L. Besa) , që përfundimisht do e dërgonte Bdi-në në histori, dhe për të bllokuar fuqizimin e kësaj partie në Tetovë me rrethinë!
#Duke e rilexuar e kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë!