Dy fjalë publike Hoxhë Elvis Naçit!

Advertisment

Nuk ka dyshim se sikur Hoxhë Halil Kastrati që po jep një kontribut të pashoq këndej në Kosovë, edhe Hoxhë Elvis Naçi andej në Shqipëri dhe më gjerë po bënë nam me punën dhe kontributet e tij, shkruan Gazeta Mejdani.

Këta dy burra të mëdhenjë, me shpirt të madh, po tregojnë me vepër se kësaj pune kaq humane nuk i kanë hy sa për sy e faqe. Me aktivitetet që s’dinë të ndalur, këta dy hoxhallarë të kombit tonë, përveç tjerash, po e shpërfaqin edhe shpirtin humanë të njerëzve të këtij nënqielli.

Reklame

Shqiptarëtpo tregojnë se ndihmën për njëri tjerin e kanë gjen, e kanë pjesë të shpirtit të tyre

Rasti i fundit me të riun nga Gjilani, Ilir Behluli, tregon edhe një herë gatishmërinë bravuroze të Hoxhë Naçit për t’i ndihmuar shqiptarët, dhe jo vetëm.

I prekur ga ky rast, Dr. Mustafa Bajrami sot i është drejtuar me një letër publike hoxhës nga Tirana.

Ai i ka shprehur falenderimet e tij të thella dhe e ka përgëzuar për punën që po bënë

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Dr. Mustafa Bajramit në llogarinë e tij në Facebook:

Kësaj radhe nuk dua t’i përzgjedhi fjalët. Po të shkruaj ashtu siç po ndjejë.
Allahu ta pagoftë o burrë. Të shpërbleftë e të gëzoftë në jetë. Me fëmijë e me familje. Me familjarë e me gjithë ata njerëz shpirt-mëdhenjë që po e ndihmojnë materialisht Fondacionin Firdeus.

Të përgëzoj për kontributin human që po e jep. Si më parë, edhe tani me rastin e marrjes përsipër të shpenzimeve për të riun nga Gjilani i prekur nga leukemia akute. Po e bashkëndjejë thellë përjetimin sadopak lehtësues të prindërve të Ilirit. S’kam fjalë të tjera me të cilat mund ta shprehi ndryshe admirimin tim për punën që po bënë.

Pafsh ditë të bardha, i nderuari Hoxhë Elvis Naçi…! /Gazeta Mejdani/