Dy Frankfurta në Gjermani, tifozët e Benficas udhëtojnë gabimisht

38

Në mbrëmje luhet një ndeshje shumë interesante mes Frankfurtit dhe Benfikës, për fazën çerekfinale të Ligës së Europës.

Tifozët e Benfikës, nuk mund ta linin ekipin e tyre të vetëm në këtë sfidë dhe kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të ndjekur skuadrën e tyre. Por, për fatin e tyre jo të mirë, ata kanë përfunduar në kufij me Poloninë.

Në Gjermani ka dy qytete më të njëtin emër. Qyteti i madh i Frankfurtit me aeroportin më të madh në Europë dhe Frankfurti një qytezë me jo më shumë se 60 mijë banorë, i cili ndodhet në kufij me Poloninë. Portugezët janë ngatërruar dhe kanë shkuar në këtë të dytin, duke postuar dhe foto që janë bërë virale në rrjetet sociale.

Një ngatërresë jo e këndshme kjo për tifozët e skuadrës së Lisbonës, që do të hidhet sot në fushë për të mbrojtur rezultatin 4-2 të takimit të parë.