Dy kosovarë bashkëpunojnë me serben për të vjedhur makinën por surprizohen nga rumuni

Po tentonin të hapnin me forcë derën e një makine të parkuar në rrugën Carducci në Trieste e më pas ta vidhnin, por surprizohen nga një kalimtar i rastit.

Hajdutët përplasen fizikisht me qytetarin rumun, por ky i fundit i godet me një kavo industriale, ndërsa më pas ndërhynë forcat e policisë, përcjell Ora News.

Reklame

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa në pranga kanë përfunduar sy shtetas kosovarë, 20 dhe 21 vjeçarë dhe një shtetase serbe 19 vjeçare, e cila do të hetohet në gjendje të lirë.

Por probleme edhe për rumunin 25-vjeçar që shpëtoi makinën nga grabitja. Ai do të përballet me drejtësinë për posedim të pajustifikuar të sendeve të forta, njoftojnë mediat lokale.