Dy nga ish-luftëtarët e UÇK-së që po mbahen në Hagë infektohen me COVID-19

Disa nga ish-luftëtarët e UÇK-së që janë duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas burime të ‘RTV Dukagjini’, bëjnë të ditur që shumë nga personat të cilët janë duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, janë të prekur me COVID 19.

Të paktën dy nga ata të cilët janë duke u mbajtur, sot kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë pritet së shpejti të vijnë edhe mostrat e marrura nga të ndaluarit e tjerë të cilët janë duke u mbajtur në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, për të konfirmuar nëse edhe të tjerët janë të prekuar apo jo.

Kjo ka prekur edhe planifikimet e vizitave të familjarëve në Hagë.

Në pritje të gjykimit në Hagë po mbahen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.