Dy nxënës nga Karposhi të infektuar me Covid-19, dy klasa dhe dy mësimdhënëse në izolim

Advertisment

Në shkolla regjistrohen raste të reja me virusin korona. Dy nxënës në shkollën fillore “Llazo Tërpovski” të komunës së Karposhit kanë rezultuar pozitiv në testet për COVID 19. Nga komuna konfirmuan për Alsat se dy nxënësit janë infektuar nga prindërit e tyre dhe si pasojë, në izolim janë vendosur dy mësueset dhe nxënësit e dy klasave.

Ditë më parë me koronavirus rezultoi një mësuese e shkollës fillore “Goce Dellçev” në komunën Qendër si dhe një nxënës i shkollës fillore “Kosta Racin” në fshatin Podaresh të Radovishit. Dy ditë më parë Ministria e Arsimit konfirmoi se si pasojë e koronavirusit nga fillimi i vitit shkollor janë izoluar mbi 50 nxënës dhe 8 mësimdhënës.

Reklame

Por ky dikaster ishte i pakapshëm sot, për të na dhënë informacione të përditësuara. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se momentalisht situata me shkollat ashtu si dhe me çerdhet nuk është serioze, por nëse përkeqësohet, mund të vijë në shprehje mbyllja e tyre.