Dy persona nga Maqedonia e Veriut arr.estohen në Zvicër

77

Në Zvicër arr.estohen dy verimaqedonas dhe një shtetas i Kosovës

Mbrëmjen e së mërkurës, policia zvcerane ka kontrolluar një veturë me tre persona përbrenda. Dy prej tyre kanë qenë të kërkuar nga policia. Ajo arr.estoi përkohësisht Policia arr.estoi përkohësisht që të tretë, dy verimaqedonasit dhe një kosovar.

Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 03 korrik 2019, rreth orës 20:45 kur një patrullë policore nga Aargau, në Rothrist realizoi një kontroll, njofton policia zvicerane, përcjell Shtegu.com. Me këtë rast, ajo hasi në një Mercdes-Benz, me autotragta të Basel Landschaft me tre persona. Udhëtarët dhe vetura iu nënshtruan një kontrolli më të detajuar.

Vozitësi, një verimaqedonas 29 vjeçar, pa një vendbanim në Zvicër, ishte në kërkim të sistemit Ripol, për shkak të delikteve të ndryshme me asete. Gjithashtu, një bashkudhëtar tjetër që u identifikua si kosovar 28-vjeçar me vendbanim në Kantonin e Tiçinos, ka qenë i kërkuar me fl.etarrest dhe me ndalesë për hyrje në Zvicër.

Për shkak të disa gjësendeve të dyshimta për plaçkitje, të gjetura në veturë, dyshimi për kryerjen e kr.imeve është shtuar.

Që të tre personat, përfshirë edhe bashkudhëtarin e tretë, një verimaqedonas 19-vjeçar pa ndonjë vendbanim në Zvicër, janë arr.estuar.

He.timet e mëtejme të policisë kantonale Aargau kanë filluar menjëherë.